Shall mëndafshi NUR x BANNU

12.000 L

NUR x BANNU – Shall mëndafshi 100%

I frymëzuar nga dallgët e buta dhe nuancat e kaltërta të detit, shalli NUR x BANNU sjell elegancën dhe qetësinë e bregdetit në një dizajn të veçantë. I realizuar nga 100% mëndafsh natyral, me një teksturë delikate dhe prekje të butë, ky shall është aksesori ideal për t’i dhënë finesë dhe ngjyrë çdo kombinimi.

MATERIALI: 100% mëndafsh natyral, Twill 12 momme
PËRMASAT: 90 × 90 cm
PRODHIMI: Como, Itali
DIZAJNI: Nur Silk
PËRFUNDIMI: Buzë të qepura me makinë

KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA

Për të ruajtur bukurinë dhe cilësinë e shallit NUR x BANNU, rekomandohet ta zgjidhni gjithmonë pas përdorimit dhe ta ruani të shtrirë. Shmangni kontaktin me shiun, parfumet dhe produktet kimike. Për pastrimin e tij, drejtojuni një shërbimi profesional të specializuar për mëndafshin.

In stock

SKU: 10 Categories: ,