Varëse THORES
4.500 L
THORES – Varëse asimetrike në ngjyrë ari
Si një pikë uji e mbetur pezull në kohë, varësja THORES pasqyron forcën e heshtur dhe bukurinë e rrjedhshme të natyrës. E frymëzuar nga shkrirja e dëborës dhe rrjedha e ujërave malore në Qafë Thore, kjo varëse sjell elegancën e një çasti të kapur në lëvizje, delikate në formë, por plot jetë dhe karakter.
Një dedikim për bukurinë e paprekur të Alpeve Shqiptare dhe qetësinë e lumenjve të Thethit. Minimaliste, elegante dhe plot simbolikë, kjo varëse mbart në çdo detaj shpirtin e vendit që e frymëzoi.
MATERIALI: Çelik Stainless Steel
VESHJA: Ar 18k
ZINXHIRI: Litar i veshur me dyll (Wax Wire)
In stock








