Spila asimetrike floriri (SET x 3)
5.500 L
Një ndërthurje e lëvizjes, teksturës dhe bukurisë së formave të papërsosura.
Seti i karficave përbëhet nga tri dizajne unike, të frymëzuara nga lëvizja natyrale e ujit dhe format e valëzuara të dallgëve. Me linja organike dhe silueta asimetrike, çdo karficë pasqyron një moment të ndryshëm të lëvizjes së valëve.
Seti përfshin tri karfica me madhësi dhe forma të ndryshme, të cilat mund të kombinohen së bashku për një pamje më të veçantë ose të mbahen veçmas. Ideale për t’u vendosur mbi xhaketa, këmisha, shalle apo fustane, ato i japin çdo veshjeje një prekje moderne dhe plot stil.
Të disponueshme në ngjyrë argjendi dhe me veshje ari 14K, karficat janë krijuar për të spikatur përmes thjeshtësisë dhe elegancës së tyre.
MATERIALI: Çelik (Stainless Steel)
VESHJA: Ngjyrë argjendi ose ar 14K
SETI: 3 karfica me dizajne dhe madhësi të ndryshme
In stock








